Peticioni për Integrimin e Hixhamës në Shërbimet Shëndetësore në Kosovë

Drejtuar:
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës

Përshkrimi i Peticionit:

Ne, nënshkruesit e këtij peticioni, kërkojmë që hixhama (cupping therapy), një praktikë e njohur dhe e pranuar ndërkombëtarisht si pjesë e mjekësisë alternative dhe komplementare, të integrohet në kuadër të shërbimeve shëndetësore të Kosovës. Hixhame është dëshmuar të jetë një trajtim efektiv për një gamë të gjerë sëmundjesh dhe shqetësimesh shëndetësore, duke përfshirë dhimbjet muskulore, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, migrenat, dhe shumë të tjera.

Ne besojmë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje në këtë praktikë shëndetësore tradicionale dhe efektive, dhe që ajo të rregullohet dhe të licencohet nga Ministria e Shëndetësisë për të siguruar cilësi, siguri, dhe përfitime të vërtetuara për pacientët.

Qëllimet e Peticionit:

1. Integrimi i Hijamës në sistemin e shëndetësisë si pjesë e mjekësisë alternative dhe komplementare. 2. Rregullimi dhe licencimi i profesionistëve të Hijamës për të siguruar që praktika kryhet në mënyrë të sigurt dhe profesionale.
3. Sigurimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë në të gjitha klinikat dhe qendrat që ofrojnë Hijamë.
4. Krijimi i programeve të trajnimit dhe certifikimit për profesionistët që dëshirojnë të praktikojnë Hijamën, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe shëndetësore.

Përfitimet e Integrimit të hixhamës:

• Ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi trajtimi për sëmundje dhe shqetësime shëndetësore.
• Zgjerimi i mjekësisë alternative në Kosovë, duke i ofruar pacientëve trajtime natyrore dhe të njohura ndërkombëtarisht.
• Krijimi i vendeve të reja të punës për profesionistë të certifikuar në këtë fushë.

Hijama është tashmë e njohur dhe e përdorur në shumë vende të botës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe vendet arabe. Kosova, duke qenë një vend me tradita dhe kulturë të pasur, ka nevojë që ta përqafojë këtë praktikë si një formë alternative të kujdesit shëndetësor.

Nënshkruajeni këtë peticion për të mbështetur integrimin e hixhamës në shërbimet shëndetësore të Kosovës dhe për të kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë!

Firma la petizione
Firma la petizione
JavaScript è disabilitato. Il nostro sito potrebbe non funzionare correttamente.

politiche sulla privacy

Firmando dichiari di accettare i termini del servizio di Care2
Puoi gestire le tue iscrizioni e-mail in qualsiasi momento.

Problemi nel firmare? Contatta il nostro staff.